Report TV - Kreu i Emergjencave Civile, Premçi: S'ka raportime për dëme në territorin shqiptar

  • 8 years ago
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në jetë njerëzore apo dhe materiale në territorin shqiptar.

Prençi tha se tërmeti i cili goditi Greqinë Veriore ka pasur një magnitudë prej 5.6 ballë të shkallës rihter. Ai theksoi se tërmeti është ndjerë në qytetet e Jugut dhe juglindjes së Shqipërisë, çka ka shkaktuar panik mes qytetarëve.