Report TV - Agim Sulaj, piktori shqiptar i Riminit çel dy muaj ekspozitë në Tiranë

  • 8 years ago
Kthim te kujtimet e fëmijërisë në qytetin e Vlorës, emigrimi dhe nostalgjia për cepat e rrugicave të vendlindjes, nostalgjia për detin; Kjo është përmbajtja e ekspozitës ?Rrënjët? të piktorit të njohur Agim Sulaj.

Piktori jeton në Itali, prej më shumë se 25 vjetësh, ku të gjithë e njohin si piktori i Riminit, aty ku ai ka edhe studion e tij.

Agim Sulaj u largua në moshën 30-vjeçare në Itali. Karriera e tij nisi të shkëlqejë me stilin hiperealist, ku piktori shqiptar u bë autor i qindra ekspozitave ndërkombëtare dhe fitues i më shumë 65 çmimeve.

Agim Sulaj i gërsheton kujtimet e fëmijërisë me valixhet e emigrantëve, që fundosen në anije. Varfëria e botës, mbipopullimi, emigrimi zënë vend në veprat e tij.