Report TV - Grabitja e argjendarisë,djali i pronarit rrëfen skemën që ndoqën 3 autorët

Report TV

by Report TV

4 views
Kristi Shkarpa djali i pronarit të argjendarisë së grabitur, rrëfeu për Report Tv, skemën e grabitjes spektakolare të dyqanit të tij. Sipas Shkarpës autorët hynë nga pjesa e pasme e objektit në ndërtim hapën disa vrima dhe më pas shkulën sistemin e alarmit, kamerat dhe më pas njëri pas tjetrit hynë në argjendari ku vodhën 500 mijë euro mall.

Pronari i argjendarisë, Pavlo Shkarpa e lidh vjedhjen e dyqanit të tij me objektin ngjitur me të, i cili është në rikonstruksion dhe pa leje ndërtimi.

Argjendaria e bastisur mëngjesin e të shtunës, dyshohet se është vjedhur pas një plani të mirëorganizuar, ndërsa pjesë e tij mendohet se mund të kenë qenë më tepër se tre apo katër persona.