Report TV - Berisha, Basha dhe Meta në dasmën e Princ Lekës me Zaharian

  • 8 years ago
Dasma e Princ Lekës II ka vijuar me një ceremoni madhështore në Pallatin e Brigadave në orën 20.00 të mbrëmjes, ku mbretërit dhe princërit e ardhur nga vende të ndryshme të botës kanë veshur kostumet ceremoniale me simbolet përkatëse.

Edhe Princ Leka II ka veshur kostumin ceremonial princëror

Në Dasmën e Princ Lekës me Elia Zaharian kanë shkuar tre politikanë të njohur ish kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Ceremonia e dasmës do të vijojë deri në orën 01:00 të mesnatës së të dielës. Ndërkohë mësojmë se në dasmën e Princ Leka II janë rreth 300 të ftuar.

Category

📺
TV

Recommended