Report TV - Raporti i INSTAT: Rritja ekonomike në tremujorin e dytë është 3.21%

  • 8 years ago
Ekonomia shqiptare është rritur në tremujorin e dytë të vitit me 3,21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi Produktin e Brendshëm bruto për këtë tremujor, të cilat tregojnë se Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë Tregti, Hotele, Restorante dhe Transporti +0,70 pikë përqindje.

Kontribut pozitiv kanë dhënë gjithashtu edhe degët aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative, Pasuritë e paluajtshme, Administrata publike, Arsimi e Shëndetësia, si dhe Ndërtimi. Negativisht ka kontribuar Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,32 pikë përqindje.