Report TV - Berisha: Nxënësit u helmuan me hashash, Beqja: Spekulon, prit të dalin analizat

  • 8 years ago
Gjashtë nxënës të shkollës "Jashar Hoxha" në Kamëz janë transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare (QSUT), pas problemeve shëndetësore. Dyshohet se nxënësit janë helmuar.

Simptomat e nxënësve kanë qenë të vjellat dhe marrje mendsh, ndërsa shkak dyshohet një alergji nga detergjenti. Kjo e konfirmuar edhe nga Policia e Tiranës.

Nxënësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin ndihmë mjekësore në QSUT.

Menjëherë pas publikimit të kësaj ngjarjeje në media, ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e kuvendit ka lexuar mesazhin e një prindi që e ka fëmijën në këtë shkollë sipas të cilit nxënëset janë helmuar nga djegia e hashashit.