Report TV - PD Korçë denoncon aktin e paprecedent të bashkisë

  • 8 years ago
PD Korçë denoncon aktin e paprecedent të bashkisë e cila insiston të vendosë një taksë të re për pronarët e dyqaneve të Pazarit, për ata pronarë që nuk vë në funksion pronën e tij. Me vendosjen e taksës së re bashkia kërkon me vetëdije të fusë në një krizë më të thellë biznesin e vogël. Z. Filo, a e dini se e drejta e pronës është universale? A e dini se struktura ekonomike e këtij vendi bazohet mbi iniciativën e lirë private? Në emër të PD Korçë shprehim mbështetje pa rezerva për çdo pronar që po i cënohet e drejta e lirisë ekonomike.

Recommended