Report TV - Ambasada Gjermane organizon për të dhjetin vit radhazi "Oktoberfest"

  • 8 years ago
Ambasada Gjermane organizon për të dhjetin vit radhazi "Tetorin Gjerman", i cili tashmë është kthyer në traditë.

Në një konferencë për shtyp, Ambasadorja Susanne Schütz tha se Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera, por këto duhet të mbushen me jetë.

Ajo tha se ky përvjetor do ta gjejë këtë festë me një program veçanërisht të larmishëm dhe emocionues.

Sipas Ambasadës Gjemane javët në vazhdim do zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera një shumëllojshmëri aktivitetesh në gamën e gjerë të marrëdhënieve gjermano-shqiptare.

Ato përfshijnë filma dhe letërsi, teatër dhe muzikë, si dhe diskutime e workshope.

Recommended