Report TV - Festivali i dadaizmit në Tiranë shpërthejnë performancat e reja

  • 8 years ago
Bëhu DADA për 5 ditë - ndiq veprimtaritë dadaEAST-dadaDAYS.

Kjo është logoja e festivalit të letërsisë dhe performancës që ka organizuar këtë të hënë shoqata kulturore ?Poeteka? te instalacioni ?Reja? i japonezit Fujimoto në Galerinë Kombëtare të Arteve

Manifestimi i Dadaizmit, rrymë letrare e artistike që mbush 100-vjetorin, sipas drejtorit të Festivalit Arjan Leka vjen me një synim të caktuar në terrenin e munguar të letërsisë shqipe

Performancat e artistëve kanë rikthyer në kujtesën e publikut poezitë dhe poetët që shpërthyen në një mënyrë të veçantë një shekull më parë kundër formave tradicionale të letërsisë.

Disa autorë që e përfaqësojnë dadaizmin si Apollinier, Aragoni e më gjerë janë bërë pas rënies së komunizmit të njohur dhe të dashur nga lexuesit shqiptarë.

Në festivalin Dada east-dada days që do të mbahet deri më 30 shtator, organizatorët do të prezantojnë një koncept të bashkuar të një Europë, e cila në perspektivë artistike shfaqet pa kufij kulturore.