Report TV - Rama: Reformimi i sistemit të rejtësisë do bëhet hap pas hapi

  • 8 years ago
GRAMSH-Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot fshatin Meshan të Gramshit ku ka zhvilluar një takim me fermerë të zonës. Temë kryesore e takimit ka qenë Fondi i Garancisë. Sipas Ramës, fshati nuk duhet të konsiderohet si lëmoshë, por të kthehet në aleatin kryesor të një qeverie për të garantuar ushqimin e popullit të vet. Megjithate debati i kryeministrit Rama me fermeret u zhvendoset dhe tek Reforma per Drejtesi, ku kreu i qeverisë teksa shkëmbeu batuta me ata, garantoi se cdo hap do të hidhet me radhë.