Ora News – Noka në Kuvend: Në Durrës ra avioni me drogë, policia e mohon

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur seanca e Kuvendit nisi me debatin për zgjedhjet e Dibrës dhe akuzat e opozitës se fitorja e maxhorancës në Dibër u bë me votën e blerë me kanabis, deputeti i PD-së, Flamur Noka u ngrit në këmbë dhe deklaroi: ?Do të flas më vonë gjatë e gjërë dhe për drogën, hashashin, lidhjet dhe trafikun, për të gjitha që kanë të bëjnë me Dibrën dhe ndikimin në rezultat. Javën e kaluar kryeministri tha se nuk ka drogë e hashash. Vazhdimisht po e mohoni. Shkoni pak në Durrës, sapo ra një avion i vogël i ngarkuar me hashash. Sapo, çështje 2 minutash është rrëzuar një avion tjetër në Ishëm. Qielli i Shqipërisë, në vend që të mbushet me avionë të transportit të qytetarëve është mbushur me mushkonja të transportit të drogës. Provën e keni në Durrës?.
Ora 12: 15 Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se është ulur një avion i vogël në grykëderdhjen e Ishmit si pasojë e një defekti teknik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/noka-ne-kuvend-ne-durres-sapo-ra-nje-avion-i-vogel-me-droge/