Report TV - Hafizi: Të tërhiqet projektligji që do lejojë importin e plehrave në Shqipëri

  • 8 years ago
Deputetja Mimoza Hafizi ka nisur një kërkesë drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Hafizi kërkon që të tërhiqet projektligji që do të lejojë importin e plehrave në Shqipëri.

Deputetja ka kujtuar Aleancën Kundër Importit të Plehrave e cila arriti të mblidhte 65 mijë firma me kërkesën për referendum popullor. për shfuqizimin e neneve përkatëse të ligjit. Ajo thekson se ky projektligj është tradhti ndaj dhjetëra mijë shqiptarëve që kërkuan referendum lidhur me çështjen.