Report TV - Gianni De Biasi: Jemi të parët me Spanjën dhe Italinë, jam i kënaqur

  • 8 years ago
Trajneri De Biasi është shfaqur i lumtur pas ndeshjes me Maqedoninë. Tekniku italian u shpreh se kundërshtari ishte mjaft i fortë, ndërsa mbrëmë sipas tij luajti me 5 mbrojtës dhe ishte e vështirë për të depërtuar.

?Luanim ndaj një kundërshtari të vështirë dhe i gëzohemi kësaj fitore sepse jemi në vend të parë me Italinë dhe Spanjën.

Sigurisht një ndeshje që luhet dy herë nuk është diçka që ndodh shpesh. Duhej të nisnim sa më mirë këto 15 minuta.

Maqedonia mbrëmë ka luajtur me pesë mbrojtës, ndërsa gjithmonë luajnë me katër mbrojtës dhe ishte e vështirë për të depërtuar?tha trajneri italian.