Report TV - Meta pas drekës me Ramën: Koalicioni nuk ka pse diskutohet

  • 8 years ago
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir meta janë takuar sot në një nga restorantet e kryeqytetit në kuadër të takimeve të përjavshme të tyre për mbarëvajtjen e punës së koalicionit por edhe të qeverisë, ku në një deklaratë fare të shkurtër për mediat, Meta ka thjënë se koalicioni i PS-LSI nuk ka pse diskutohet.

?Vazhdimi i koalicionit PS-LSI kjo nuk ka diskutim. Folëm për inagurimin e stadiumit ?Loro Boriçi? dhe si të fitojmë ndeshjen ndaj Marokut? ka thënë Meta për gazetarët.

Takimi i sotëm vjen menjëherë pas mbylljes së pushimeve verore, ndërkohë që po sot është mbajtur edhe mbledhja e radhës e këshillit të Ministrave dhe menjëherë pas miratimit të mbrëmshëm në Kuvend me 88 vota të Vettingut, proces që i hap dritën jeshile zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë, ky takim vjen edhe pas deklaratës së bërë një ditë më parë në bashkëbisedimin që pati në rrjetet sociale me qytetarët, ku tha se do të ulej shumë shpejt me kreun e Kuvendit, njëherësh kreun e LSI për të diskutuar për planin 4 ?vjeçar për mandatin e ardhshëm.

Recommended