Report TV - Vetingu, PD s'e dërgon në Venecia për Kushtetuesen pritet hyrja në fuqi

  • 8 years ago
Partia demokratike ende nuk ka një vendim për t'iu drejtuar ose jo gjykatës Kushtetuese për ligjin e vettingut, i cili u votua një ditë më parë në mënyrë të cilësuar në parlament me 88 vota të mazhorancës.

Ndonëse partia demokratike ka paralajmëruar se do të ndjekë cdo hap ligjor për të kundërshtuar atë që e cilëson si një ligj antikushtetues, do të presë hyrjen në fuqi për të bërë lëvizjen e radhës për këtë cështje.

Sipas parashikimeve ligjore për hyrjen në fuqi të ligjit do të jetë fillimisht Kuvendi që informon Presidentin, i cili ka 20 ditë kohë në dispozicion për tu shprehur me dekret.