Report TV - Zgjedhjet në Dibër, Arben Ahmetaj: Qeveria do ndërtojë rrugën e Arbrit

  • 8 years ago
Kandidati i majtë për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës, Muharem Rama ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Grevë të njësisë administrative Melan në një plantacion mollësh duke diskutuar për rritjen e subvencioneve në bujqësi e blegtori, investimet në vaditje e kanalizime ashtu sikurse edhe për regjistrimin e fermave.

I pranishëm në takim ka qenë edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se tani është mekanizmi i duhur që ata të përfitojnë kredi investimi me subvencionim nga Buxheti i Shtetit.

?Është fondi i garancisë që kemi bërë me BERZH-in, që jep mundësi për kredi të vogla apo edhe të mëdha. Kredi me interes të subvencionuar nga Buxheti i Shtetit, pa kolateral në mënyrë që të zhvillohen fermat e vogla apo të mëdha, qoftë bujqësore apo qoftë blegtorale.

Category

📺
TV

Recommended