"Shtëpia e Dashurisë", historia dhe detajet e strehës së Nënë Terezës në Romë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës, Ora News sjell historinë dhe detajet e shtëpisë ku qëndronte bamirësja shqiptare sa herë vizitonte kryeqytetin italian. Quhet ?Shtepia e Dashurisë? dhe ndodhet në lagjen ?Celio?. Brenda saj edhe sot e kësaj dite ndodhet e paprekur, siç e ka lënë herën e fundit, dhoma e gruas së vogël që më katër 4 shtator do të ngjitet në panteonin e të shenjtëve. Gazetarja Alba Kepi sjell rrëfimet dhe përjetimet e motrave të Nënë Terezës që çojnë përpara misionin e saj.
Romë- ?Celio? është jo vetëm një nga lagjet e vjetra të Romës, por dhe emri i një prej shtatë kodrave mbi të cilat sipas historisë është ndërtuar Roma Antike.
Mbi një portë të thjeshtë hekuri në këtë lagje është shkruar ?Misionaret e Bamirësisë?.
Kjo është shtëpia e Nënë Terezës në Romë vendi ku Nëna e Shenjtë shqiptare qëndronte sa herë që i duhej të vizitonte Vatikanin.
Quhet ?Shtëpia e dashurisë?, e çdo kush që troket në portën e saj gjen aty dashurinë e Motrave të Nënë Terezës.
Aty takuam edhe motër Cyrenen, Nënën superiore e konventës ?Shtëpia e Dashurisë? e cila në një intervistë ekskluzive për Ora Neës tregon detajet interesante të ?Shtëpisë së Dashurisë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/historia-dhe-detajet-e-strehes-se-nene-terezes-ne-rome/

Category

📺
TV

Recommended