Nuk ka qetësi për Shëngjinin. Qyteti vijon të jetë në alarm nga kërcënimi i zjarrit që vijon prej disa ditësh. Edhe pse u duk se situata u normalizua rreth mbrëmjes së 25 gushtit 2016, vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish gjatë natës. Prej orës 00:30 të 26 gushtit 2016, zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë qenë në gatishmëri dhe në betejë me flakët. Situata vijon të mbetet problematike sërish në pjesën e qytetit. Sakaq zjarri vijon edhe tek ?Rana e Hedhun?, katër banesa rrezikojnë nga flakët. Ushtria dhe zjarrëfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen nga toka për shkak të terrenit të vështirë.