Report TV - Ambasadori i ri britanik në Tiranë: Politika shqiptare të bëhet bashkë

  • 8 years ago
Ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, është prezantuar sot zyrtarisht në Tiranë. Norman theksoi se marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe mbetën të forta.

Ambasadori i ri i Britanisë lëshoi mesazhe të forta për politikën shqiptare dhe kërkoi që palët të bëhen bashkë për interesat kombëtare. Ambasadori vlerësoi edhe miratimin e reformës në drejtësi dhe deklaroi se sjellë ndryshime të rëndësishme për vendin.

?E kam studiuar skenën politike në Shqipëri. Politikanët të bëhen bashkë për interesat kombëtare?, deklaroi Norman.

Norman u ndal edhe tek Brexit, duke theksuar se Britania ishte larguar nga Bashkimi Evropian, por jo nga evropa.

?Jemi larguar nga BE por jo nga Evropa?, deklaroi Norman.

Ambasadori i ri britanik tha gjithashtu se do të bashkëpunohet me qeverinë shqiptare në luftën kundër ekstremizmit dhe luftës kundër krimit të organizuar.