Report TV - Veliaj: Po punojmë njëkohësisht edhe në 50 lagje të Tiranës

  • 8 years ago
Një tjetër bllok banimi në kryeqytet, kësaj here në periferi, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore dhe standarde. Fjala është për bllokun e pallateve që kufizohet nga rruga e Dibrës-Njazi Meka-Niko Avrami-Grigor Percelev në Njësinë Administrative Nr.4, e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqe me rrugë, trotuare, ndriçim etj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se ky është një investim që tregon se bashkia nuk i kushton vëmendje vetëm qendrës, por edhe periferisë.

?Më vjen mirë që jemi sërish në njësinë 4, në të cilën kemi investuar shumë dhe sot jemi në një situatë më të mirë, ku kemi kaluar nga koha kur merreshim vetëm me rregullime në qendër, në një fazë ku po punojmë paralelisht në 50 lagje të Tiranës. Në këtë njësi preken 8 blloqe banimi dhe kjo është mënyra se si i përgjigjemi premtimeve që bëmë ekzaktësisht një vit më parë, kur kjo njësi ishte një baltovinë e ku ndoshta prej vitesh nuk ishte hedhur as një lopatë asfalt?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Recommended