Report TV - PD: Tahiri i shoqëruar në Itali nga një anëtar i Sacra Corona Unita

  • 8 years ago
Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të lidhur me grupin mafioz të trafikut të drogës Sacra Corona Unita.

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj tha se Tahiri ka udhëtuar nën shoqërinë e disa italianëve, trafikantë droge të organizatës mafioze famëkeqe Sacra Corona Unita.

Alibeaj shtroi disa pyetje për kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar prej tij që të japë shpjegime përpara qytetarëve shqiptarë.