Report TV - Projekti i lumit të Tiranës, Veliaj: Kemi përfunduar 90% të punës

  • 8 years ago
Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës ka arritur në 90% të përfundimit të punimeve. Pas situatës së përmbytjeve të krijuara në Maqedoni nga reshjet e ditëve të fundit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për projektin e Lumit të Tiranës, i ciki parandalon situata të tilla në këtë zonë.

"Kemi ndjekur me shumë shqetësim situatën e krijuar në vendin fqinj, në Shkup, Tetovë, me shirat, mënyrën se si edhe atje lumenjtë shkaktuan fatkeqësi të jashtëzakonshme natyrore dhe sigurisht si Bashki e Tiranës shprehim solidaritetin dhe do bëjmë çfarë të mundemi, nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që edhe përgjigja humanitare nga ana e qytetarëve të Tiranës të jetë në lartësinë e të qenit fqinj të mirë. Por kjo mbi të gjitha është një sinjal alarmi mbi situatën që ne kemi në qytet?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranes tha se aktualisht në këtë pjesë të qytetit ka një situatë problematike. ?Nga një anë kemi disa lajme të mira; kemi avancuar me projektin për Lumin e Tiranes, jemi deri në 90% të rehabilitimit total te tij. Kjo do të thotë që shmangim përmbytjet masive si ato që pamë në Maqedoni dhe në Shkup, megjithatë nuk jemi 100% aty. Në pjesën e mbetur kemi disa problematika me banorët që kanë uzurpuar shtratin e lumit dhe që në fakt jeta e tyre është e para që rrezikohet?, u shpreh Veliaj.