Ora News - Në Kukës 4 vatra me sëmundjen e gjedhit, u shtuan brenda një dite

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Ekspertët në qarkun e Kukësit ngrenë alarmin se situata e sëmundjes së gjedhit po shkon drejt përkeqësimit, kryesisht në Kukës dhe Has, ku janë evidetuar 35 vatra të dermatozës nodulare dhe ku janë prekur 120 krerë ndërsa dhjetëra kanë ngordhur.
Ndërkohë nga Dibra është tentuar që në Kukës të sillen rreth 607 krerë bagëti me dy kamionë por që janë bllokuar nga postoblloqet policore të ngritura për ndalimin e transportimit të kafshëve. Kryeveterineri i drejtorisë se bujqësisë Osman Elezi, i shqetësuar thotë se nga sëmundja, rajoni veri-lindor rrezikon të mos ketë asnjë krerë gjedhi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-kukes-4-vatra-me-semundjen-e-gjedhit-u-shtuan-brenda-nje-dite/