Efektet e Pokemon Go, lojës në telefonat celularë po ndihen edhe në Shqipëri. Specialistët e qarkullimit rrugor kanë konstatuar në jo pak raste se shkaqet e aksidenteve, sidomos kur në timon janë të rinjtë kanë qenë Pokemon Go. Në përpjekje për të kapur personazhet në virtual humbin kontrollin e mjetit duke shkaktuar aksidente rrugore. Shkaqeve që jemi mësuar rëndom për aksidente rrugore i shtohet edhe Pokemon Go, loja e re e cila instalohet nëpërmjet nje aplikacioni në smartfon.