Zgjedhjet në Peshkopi, PS kundër Nishanit: Tërhiq dekretin, akti në kundërshtim me Kodin Zgjedhor

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dekretin e Presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve në 11 shtator për kryetar të bashkisë ne Peshkopi, PS e ka konsideruar si një akt individual. Në një reagim për mediat nga selia rozë, deputetja e PS, Blerina Gjylameti i bëri thirrje Presidentit Nishani që të tërheqë dekretin dhe ta konstatojë atë si të pavlefshëm, pasi është në kundërshtim me kodin zgjedhor, për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Gjylameti: PS pasi u njoh me dekretin e Presidentit mbi caktimin e 11 shtatorit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Peshkopi, gjykon se ky akt individual i presidentit ka dalë në kundërshtim me përcaktimin e kodit zgjedhor për caktimin e datës së pjesshme vendore.
Publiku është njohur me vendimin nëpërmjet një njoftimi për media që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e kryetarit të shkarkuar të bashkisë Peshkopi Shukri Xhelili.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-kunder-nishanit-terhiq-dekretin-akti-ne-kundershtim-me-kodin-zgjedhor/

Category

📺
TV

Recommended