Report TV - Beqaj në Vlorë:5 qendra shëndeti me shërbim 24 orë për sezonin turistik

  • 8 years ago
Mbi 1125 pacientë kanë marrë shërbim shëndetësor në të 5 Qendrat Shëndetësore të hapura përgjatë vijës bregdetarë në Bashkinë e Vlorës, ku vetëm javën e fundit rezulton se janë kryer rreth 400 vizita dhe mjekime. Këto të dhëna janë pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë vizitës së punës që ka kryer në Qendrën Shëndetësore të Orikumit.

Funksionimi i këtyre qendrave është cilësuar nga Beqaj si garanci dhe lehtësim për mbarëvajtjen e sezonit turistik. ?Në bashkinë e Vlorës ne kemi 5 qendra shëndetësore, të cilat janë në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, dy prej tyre janë qendra shëndetësore, të cilat funksionojnë gjatë gjithë vitit, por në muajt e verës i kthejmë në shërbim 24-orë, siç është edhe QSH-ja e Orikumit, por ndërkohë kemi pikë shëndetësore në Radhimë, pikë shëndetësore në Zvërnec dhe një pikë tjetër në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Ky është një shërbim që ofrohet për herë të dytë, pas vitit të kaluar. Besoj se ka lehtësuar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror duke i dhënë mundësinë mysafirëve, pushuesve, vizitorëve, turistëve të marrin një shërbim shumë më pranë por besoj duke i dhënë edhe më shumë mundësi operatorëve turistikë që në paketat e tyre të kenë edhe garancinë e një kujdesi shëndetësor shumë më pranë vendeve ku ata kanë zgjedhur të pushojnë? theksoi kreu i shëndetësisë.

Category

📺
TV

Recommended