Festa për drejtësinë, Lu: Ka shumë heronj dhe antiheronj, por fitorja i takon popullit shqiptar

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një festë e veçantë u mbajt në Pallatin e Brigadave për të festuar miratimin me unanimitet të reformës në drejtësi organizuar nga komisioni i Posaçëm për Reformën në drejtësi. Opozita nuk mori pjesë ndërsa mori vlerësime nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe ata ndërkombëtarë. Presidenti i Komisionit të Venecias e konsideroi formulën e përzgjedhjes së ndërlikuar si pasojë e ndërhyrjeve për të gjetur konsensus. Ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu tha se në 22 korrik fitoi populli. Më i drejtpërdrejtë për falenderimin e opozitës ishte kryeparlamentari Meta i cili kërkoi konsensus edhe për ligjet e tjera. Ndersa Rama përsëriti se çdo propozimi i opozitës që gjen dakordësinë e Uashingtonit dhe Brukselit është i mirëpritur nga mazhoranca.
Një ceremoni e veçantë u mbajt në Pallatin e Brigadave për të festuar miratimin me unanimitet te ndryshimeve kushtetuese të organizuar nga Komsioni i Posaçëm për Reformën në Drejtesi. E megjithëse zbatimi i saj nis me ligje që ende nuk janë miratuar dhe ndodhen në shtratin e një debati mes shumicës dhe opozitës, ceremonia ju kushtua fazës së parë dhe punës gati dy vjeçare. Opozita nuk mori pjesë ndërsa të pranishëm ishin protagonistët e angazhuar në këtë reformë vendas dhe ndërkombëtar. Kryetari i Komisionit Xhafaj, ndërsa u kërkoi falje ekspertëve për sulmet e politikës, falenderoi për kontributin e rëndësishëm edhe opozitën.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, i cili e konsideroi si shumë të komplikuar formulën e përzgjedhjes dhe se duhej parë në vazhdim si do funksionojë në praktikë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-reforma-ne-drejtesi-i-takon-popullit-shqiptar/

Recommended