Report TV - Zjarri në spitalin Amerikan shkon në 4 numri i viktimave

  • 8 years ago
Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë dy ditë më parë në Spitalin Amerikan, pasi ka ndërruar jetë edhe pacienti Dashamir Saraçi duke e dërguar në 4 numrin e viktimave nga zjarri.

Dashamir Saraçi nga qyteti i Dibrës nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve të rënda që mori nga zjarri dy ditë më parë, teksa po merrte shërbimin në pavionin e hemodializës.

Fillimisht para dy ditësh në momentin që spitali u përfshi nga flakët ndërruan jetë dy paciente
Anife Malaj dhe Sanie Sulaj, ndërsa dje ndërroi jetë autori i zjarrvënies Lefter Canaj 57 vjeç nga Gjirokastra.

Ishte pikërisht viktima e fundit e ditës së sotme, Dashamir Saraçi objektivi i Lefter Canajt për ta djegur, por ngjarja mori përmasa të mëdha duke e dërguar në 4 numrin e viktimave.

Nga hetimet e deri tanishme dhe pse jo zyrtarisht shkak i ngjarjes dyshohet konflikti midis pacientëve për radhën për të marrë shërbimin e hemodializës dhe shtratin ku ata uleshin në sallë.

Ndërkohë hetim administrative ndaj spitalit amerikan është duke u kryer dhe nga Ministria e Shëndetësisë për respektimin e kushteve të kontratës pasi pacientëve që një ditë më parë u përfshinë nga flakët, shërbimi i hemodializës ju rimbursohej nga shteti.