Report TV - “Asgjë sikur dielli” performon deri në orët e vona në festivalin e Beratit

  • 8 years ago
?Festivali multikulturor? nisi në një atmosferë entuziaste në mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Beratit. Në këtë qytet me vlera muzeale dhe historike po mbahen një larmi aktivitetesh. Përgjatë pedonales janë hapur panairet e librit dhe panairi i artizanit. Në një kënd tjetër të pedonales ka tërhequr vëmendjen e banorëve grupi i njohur ?Asgjë sikur dielli?, i cili ka performuar deri në orët e vona të natës.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, gjatë çeljes së festivalit falënderoi organizatorët dhe ftoi qytetarët që të shijojnë aktivitetet

?Berati është vetë një risi, pasi çdo vit sjell surpriza të reja për festivalin, u shpreh organizatorja e festivalit Julia Sinanaj, në emër të organizatës ?Njerëz dhe ide?.

Nënkryetarja e bashkisë së Beratit, Teuta Muçogllava theksoi se ky aktivitet kulturor po ndikon për zhvillimin e turizmit në qytet.

Për tre ditë dhe net qyteti i Beratit do të jetë epiqendra e aktiviteteve kulturore dhe artistike në vend, ku atmosfera festive me të ftuar nga vendi dhe bota do të përcjellin mesazhin ?Promovo Shqipërinë tënde?