Report TV - Amnistia, falen detyrimet e mjeteve që s’kanë paguar taksa nga viti 2011

  • 8 years ago
Nga amnistia për detyrimet tatimore që do të vihet në zbatim së afërmi, do të përfitojnë edhe pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar taksat vjetore apo tarifën e zhdoganimit.

Neni 10 i projektligjit për amnistinë parashikon çregjistrimin për të gjitha ?mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011?.

Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave.