Report TV - Fleckenstein: Kuvendi të votojë të enjten propozimin e Nuland

  • 8 years ago
Eurodeputeti gjerman, njëherazi raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh në një konferencë për shtyp, pas takimeve me liderët e politikës shqiptare ku ishte i shoqëruar së bashku me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, se Kuvendi duhet të votojë të enjten draftin hibrid me propozimet e SHBA dhe BE.

"Propozimi që kemi në tryezë është i pranueshëm për pjesën më të madhe të Parlamentit. Pranohet edhe nga misioni i BE dhe ambasada e SHBA në Shqipëri. Pranohet nga DASH, nga Brukseli, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian. Draftin e pranon edhe zonja Merkel e krerët e shumë shteteve anëtare të BE", u shpreh Fleckenstein.

Ai tha se nga takimet nuk ka marrë garanci mbi atë se çfarë do të ndodhë ditën e enjte, por shtoi se shpreson në gjetjen e një kompromisi të minutës së fundit. "Nuk mora asnjë garanci sot. Përshtypja që mu krijua është se ka vullnet të mirë, për të gjetur një kompromis të minutës së fundit për të gjetur zgjidhje për këtë çështje të vogël. Do ta shikojmë ditën e enjte këtë", tha ai.