Report TV - SHBA-BE: Pranojmë ftesën e Metës diskutim vetëm mbi draftin e Nuland

  • 8 years ago
Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin kanë pranuar ftesën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për t?iu bashkuar tryezës së diskutimeve për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi, por me një kusht, ?Në rast se të gjitha partitë bien dakord, me mirëkuptimin se këto diskutime do të bazohen tek propozimi hibrid? thuhet në deklaratën për mediat.

Propozimi i zyrtares së lartë të SHBA, Victoria Nuland që ishte pak ditë më parë në Tiranë kishte në thelb miratimin e Reformës në Drejtësi me Vetingut e mbikëqyrur nga ndërkombëtarët. Viktoria Nuland u la në tryezë partive politike një formulë përmes të cilës ekspertët ndërkombëtarë kanë rol skualifikues në procesin e vetingut, çka përkthehet që në rastet e kandidaturave të papëlqyera nga ekspertët, ato të mund të skualifikohen pa u përfshirë fare në proces.

Ambasadorja e BE në vijim të deklaratës pas pranimit të ftesës së Metës shpjegon edhe rolin e ndërkombëtarëve në procesin e Vetingut që do të jetë afatshkurtër, pasi thekson se qëndrimi afatgjatë i BE-së dhe SHBA-ve është se i gjithë pushteti vendimmarrës duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare.

Category

📺
TV

Recommended