Report TV - Konsullata Italiane zhvillon në Vlorë edicionin IV të mbrëmjes Gala Italia

  • 8 years ago
Është zhvilluar në Vlorë edicioni i katert te mbrëmjes Gala Italia. Në event, që ka qëllim promovimin e kultures dhe modes italiane ne vendin tone, morën pjesë shtepia e modes romane Luigi Borbone, kantautori i mirenjohur Italian Andrea Maeestrelli, por dhe kengetarja Chiara Dello Iacovo.

Gala Italia evenimenti i kthyer tashme ne tradite nga kosullata e Italise ne Vlore, tashme ne edicionin e tij te katert. Organizuar si zakonisht ne portin e jahteve ne Orikum, qellimi mbetet evidentimi i kultures dhe modes italiane ne vendin tone dhe promovimi i saj. Pavarsisht motit me rreshje, mbremja gala dhe te ftuarit e shumte kane sfiduar ne nje mbremje te shtune dhe motin. Ne edicionin e tij te katert te Gala Italia, ekselenca e modes italiane eshte prezantuar nga shtepia e modes romane Luigi Borbone, i ftuar nderi ne kete mbremje gala, nje stilist qe me punimet e tij ka arritur te stiloje dhe ne pasarelat me te medha dhe te njohura europiane dhe te botes.


Konsullata Italiane në Vlorë ka organizuar në portin e Jahteve të Orikumit edicionin e katert te mbrëmjes Gala Italia. Në event, që ka qëllim promovimin e kultures dhe modes italiane ne vendin tone, morën pjesë shtepia e modes romane Luigi Borbone, kantautori i mirenjohur Italian Andrea Maeestrelli, por dhe kengetarja Chiara Dello Iacovo. Nje tjeter mbremje e organizuar me shik dhe kujdes, e vlersuar jo vetem nga konsulli i Italise ne Vlore, por edhe personalitete te pranishem ne kete mbremje.