Report TV - Tahiri pyetet pas akuzave ndaj Aliajt: U qëndroj denoncimeve

  • 8 years ago
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri menjëherë pasi u mor në pyetje në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj kallëzimit që është bërë nga KLD-ja pas akuzave që ai ka bërë ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, ku ka theksuar se i qëndron të gjitha akuzave që ai ka bërë ndaj gjyqtarit.

Ndërkohë që ka thënë se në sistemin e drejtësisë nuk ka vetëm gjyqtarë që kanë bërë korrupsion në kurriz të qytetarëve, por kanë kryer edhe vepra të tjera penale si plagosje etj.

?Isha në prokurori, iu përgjigja thirrjes së saj për të dhënë sqarimet për deklaratat që kam bërë ndaj gjyqtarit Aliaj, pas një kallëzimi nga KLD. Sqarova që i qëndroj deklarimeve që kam bërë, sepse unë besoj se ka shumë nevojë për të parë në detaje dhe në mënyrë të imët punën e çdo gjyqtari pavarësisht vullnetit që kemi ne për të zbatuar vendimet e tyre?.

Ai ka theksuar se, askush nuk mund ta ndalojë që të thotë të vërtetën mbi vendimet absurde e skandaloze të gjyqtarëve në vend në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

?S?më ndalon kërkush që të jap opinionet për vendime absurd gjyqtarësh pasi janë aty përtej qokave politike ndaj atyre që kanë kapur drejtësinë. S?jam i vetmi, por 99 % e qytetarëve që thonë se ka segmente në drejtësi që janë aty për shkak të qokave politike. Kam parë sesi gjyqtarë japin vendime në kufinjtë e vendimeve kriminale duke i dhënë rrugë ngjarjeve të rënda, me pasurinë, jetën e shëndetin e shqiptarëve. Cilado padi e këshillit të lartë të padrejtësisë, koorporatës që drejton sot sistemin gjyqësor më të korruptuar në Europë nuk do më ndalojë në asnjë moment të them fjalën time në atë që besoj, për atë që kërkojnë qytetarët, për reformimin e drejtësisë. Duhet të drejtojmë gishtin e të shfrytëzojmë hapsirë publike për të denoncuar çdo gjyqtarë që i trajton vendimet e gjykatave, pelerinën e çekiçin si një mundësi për të bërë qoka, korrupsion. Tahiri ka shtuar se, Këshilli i Lartë i Ndrikullave mund të merret me tw, duke theksuar se,: ?Unë besoj se nderi më i madh që do i bënin vetes do jetë dita kur të kuptojnë se Drejtësia do jetë mënyra ë e mirë për ti dhënë dorën gjyqtarëve të ndershëm e për të hedhur në koshin e plehrave ata të korruptuarit. S?jam Basha që iu fsheh drejtësisë, as djali i Berishës që nuk erdhi në prokurori, zbatojmë vendimet e gjykatave. Pse të heshtim, për pazare që bëjnë gjyqtarët? S?ka asnjë çmim që më ndalon të flas e të them atë që është më e drejtë për Shqipërinë e shqiptarët? tha ai.