Report TV - Luiza Gega: Ministrja Nikolla s’më ka uruar për medaljen, s’kam kushte

  • 8 years ago
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga medalja e argjendtë në Europian, atletja Luiza Gega akoma nuk ka marrë asnjë urim nga zyrtarët e shtetit, ndërsa në Rinas u prit vetëm nga tifozët. Atletja shprehet në një intervistë për Report Tv në emisionin e mëngjesit ?Rreze Dielli? se shkak për këtë është pritja e analizave të dopingut.

?Nuk kam marrë urim as nga ministrja e Sportit pas medaljes që sigurova në Europian. Zyrtarët presin analizat e dopingut, më pas mesa jam në dijeni janë planifikuar takimet?. Në takimet pas përgjigjeve të analizave pritet që Luiza Gega të marrë edhe një shpërblim për arritjen.

Por ajo që trondit më shumë janë kushtet ku stërvitet nën kampionia e Europës. ?Stërvitem nga liqeni pas shembjes së stadiumit, ndërsa për momentin në Korçë. Në dimër shkoj në Kenia. Bursa nga KOKSH, e pamjaftueshme për shpenzimet. Në shumë raste është trajneri që më mbulon shpenzimet financiare? shprehet Gega.

Megjithatë pavarësisht kushteve, Luiza Gega që do të jetë edhe flamur mbajtësja shqiptare në Lojërat Olimpike beson se do të arrijë një rezultat pozitiv. ?Gara do të jetë shumë e vështirë, pasi favorite janë atletet nga Kenia apo Xhamajka, por shpresoj që të arrij në finale, pasi do të ishte sukses për mua? përfundon atletja më e suksesshme, pasi është e vetmja që i ka sjellë sportit shqiptar një medalje.

Recommended