Report TV - Reforma në Drejtësi, të rinjtë protestë tek Kuvendi: Miratojeni sa më parë

  • 8 years ago
Dhjetra të rinj kanë dalë sot në një protestë para godinës së Kuvendit, përpara se të nisë seacna plenare, ku kanë kërkuar nga ligjvënësit që të miratojnë Reformën në Drejtësi.

Në këtë protestë, në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile është bërë thirrje që kjo reformë të kalohet sa më parë, pasi është në të mirën e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, të rinjtë kanë pyetur deputetët se përse nuk e votojnë, duke shtuar se, deputetët po mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në parullat që ata mbanin në duar, theksohej se, pa reformë nuk ka integrim dhe pa integrim nuk ka perëndim

Ata kanë shtuar se rinia shqiptare kërkon drejtësi.

Recommended