Kisha e vjetër e Dukasit në Patos rrezikon të zhduket. E ndërtuar që në fund të shekullit të 17, objektit të kultit i është tjetërsuar destinacioni disa herë, ndërsa aktualisht kisha e rrënuar shërben si strehë për një familje të varfër. Historianët bëjnë thirrje për restaurimin e saj, pasi thonë se mbart vlera të mëdha arkitekturore. E ndërtuar diku nga fundi i viteve 1770, kisha e Dukasit sot ka mbetur një rrënojë, duke degraduar totalisht.