Ora News – Armëmbajtja pa leje, Manjani: Po punojmë për një Kod të ri Penal

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi ashpërsimin e masave për armëmbajtje pa leje, ministri i drejtësisë Ylli Manjani, prezantoi në komisionin e sigurisë ndryshmet në Kodin Penal.
Manjani tha se Ministria e Drejtësisë ka ngritur një grup pune për hartimin e kodit të ri penal, pasi sipas tij ndërhyrjet e shpeshta i kanë humbur atij konsistencën dhe kanë krijuar vakuume në implementimin e tij.
Manjani: Është më mirë të kthehemi tek logjika e proporcionalitetit dhe të bëhet dënimi efektiv, se sa të vendosim dënime që nuk aplikohen dhe na sjellin këtë pasojë. Ose shtohet ?pazari? i korrupsionit aty ku merret vendimi, se zakonisht kur rritet sanksioni kjo është pasoja.
Ndërhyrjet e shpeshta në kodin e penal, u kritikuan dhe nga anëtari i komisionit parlamentarë i Lëvize Socialiste për Integrim Luan Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-po-punojme-per-nje-kod-te-ri-penal/