Nuland takon liderin e opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe takimi me Ndihmës Sekretaren e Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Viktoria Nuland, nuk e ka bindur opozitën per gjetjen e konsensusit per reformën ne drejtësi. Pas takimit me zyrtaren e larte, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi per mediat se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për zbatimin e rekomandimit 88 te komisionit te Venecias. Kreu i demokrateve tha se ka propozuar disa alternativa për zgjidhje ndërsa ka këmbëngulur per miratimin e reformës me konsensus politike. Takimi mes liderit te opozitës dhe Ndihmës Sekretares Amerikane te Shtetit ka zgjatur afro 25 minuta. Kryedemokrati shoqërohej ne kete takim nga Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi. Basha e njohu zonjën Nuland me qëndrimin e opozitës, duke theksuar se reforma ne drejtësi, duhet te kaloje vetëm me konsensus.