Ora News – Dy aksidente në Shkodër, vdes një prej vëllezërve, plagoset tjetri

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy aksidente të rënda brenda harkut kohor të 60 minutave, njëri me pasojë vdekjen ndodhen në segmentin rrugor Shkoder ? Koplik mbrëmjen e se enjtes. Fillimisht në fshatin Grizhë, automjeti tip Benz me targë TR 0399 U që drejtohej nga 51 vjeçari Enver Zeka banues në qytetin e Koplikut, përplasi për vdekje këmbësorin Kadri Kazma 55 vjeç banues në Grizhë.
Mësohet se viktima ka qënë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur si pasojë e errësirës ai nuk është parë nga drejtuesi i mjetit i cili e ka përplasur fuqishëm, duke i shkaktuar plagë të rënda. Edhe pse 55 vjeçari Kazma u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, ai nuk arriti t?i mbijetojë plagëve të marra. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për ngjarjen, duke ndaluar fillimisht 51 vjeçarin Zeka drejtues i mjetit, i cili u mor në pyetje rreth shkaqeve të aksidentit.
60 minuta më pas, pak metra nga vendngjarja e aksidentit të parë, në vendin e quajtur fshati Demiraj, Malësi e Madhe dy mjete u përplasen me njëra ? tjetrën, ku për pasojë mbeti i plagosur vëllai i viktimës së aksidentit të parë. Shtetasi me inicialet I.N, 51 vjeç banues në Grizhë, duke drejtuar mjetin ?Toyota?, me targë TR 8200 P është përplasur me mjetin ?Mitsubishi?, me targë AA 919 JF me drejtues shtetasin A.Xh, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-aksidente-ne-shkoder-vdes-nje-prej-vellezerve-plagoset-tjetri/