Ora News – UEFA inspekton “Loro Boriçin”: Ndeshja e parë mund të luhet në gusht

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka qënë ora 13.35 minuta kur kanë mbërritur në hyrjen e stadiumit të ri ?Loro Boriçi? dy përfaqësuesit e UEFA-s të shoqëruar nga zyrtarë të federatës shqiptare të futbollit.
Ardhja në Shkodër kishte për qëllim inspektimin e cilësisë së punimeve të impjantit të ri sportiv dhe për mbi 2 orë e 30 minuta, ato kanë parë nga afër të gjithë zbatimin e projektit të stadiumit të ri.
Tribuna vip, fusha e blertë, dhomat e zhveshjes, sistemi i ndriçimit dhe çdo element tjetër ka kaluar në sitën e dy inspektorëve të UEFA-s, të cilët në fund i kanë dhënë vlerësim pozitiv stadiumit ?Loro Boriçi?, sa i përket detyrave të lëna.
Vetë të dërguarit e UEFA-s nuk kanë pranuar të prononcohen, por ka qënë anëtari i komitetit ekzekutiv të FSHF-së Arben Dervishi që bëri publik lajmin për mediat, duke thënë se e vetmja pikë ku është kërkuar zgjidhje mbetet parkingu përreth stadiumit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/sport/uefa-inspekton-loro-boricin-ndeshja-e-pare-mund-te-luhet-ne-gusht/

Recommended