Vjen “Dritare në turizëm” në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sonte, çdo të hënë në Vizion Plus, nis cikli ?Dritare në turizëm?. Gazetarja Rudina Xhunga do të sjellë për katër të hëna, dhjetëra tregime për turizmin; për njerëzit, plazhet, fermat, hotelet, restorantet, tragetet, fshatrat dhe sidomos për njerëzit që e bëjnë turizmin në Shqipëri. Shumë intervista, xhirime, të ndara në tregime për jugun dhe veriun, bashkë, brenda një emisioni. Sonte në orën 20:45, ju propozojmë 4 tregime për Sarandën dhe dy tregime për Razmën. Saranda dhe Razma, si dy propozime për verën, bashkë, si deti me malin, si mundësia për të lëvizur dhe pushuar në Shqipërinë e bukur të verës. Të hënën tjetër, Valbona dhe Vunoi, në një rrëfim të përbashkët dhe të pazakontë.Por deri atëherë, shijoni këtë të hënë, tregimet në Dritaren e Rudina Xhungës, në Vizion Plus.