Ora News – Shkodër, vijon puna në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, vendoset sinjalistika dhe ndriçimi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Temperaturat e larta nuk e kanë ndalur punën në stadiumin e ri ?Loro Boriçi? të Shkodres, i cili parashikohet të jetë gati në muajin gusht.
Arredimi i ambjenteve të brendshme ka përfunduar, duke lënë shumë pak elemente për ditët e mbetura deri në inagurim.
Edhe përreth stadiumit është kryer vendosja e sinjalistikës dhe ndriçimit, ndërsa tribunat janë pajisur me shenjat identifikuese për të orientuar më lehtë tifozerinë.
Nje nga proçeset më të rëndësishme, ai i vendosjes se ndriçuesve të fushës sapo ka përfunduar.
Firma kontraktuese ka marrë në dorëzim prozhektoret që janë modern dhe të miratuar nga FIFA, të parët e këtij lloji që vendosen në një stadium shqiptar.
Me teknologjinë e instaluar në ?Loro Boriçi? edhe në rastet kur do të ketë defekte apo shkëputje të energjise elektrike ato do të qëndrojnë për disa minuta të ndezur, duke shmangur situata të pakëndshme siç ka ndodhur më parë në stadiume.
Sa i përket problemit që u shfaq gjatë muajve prill dhe maj me ujin që ishte përhere i pranishem në katin e nëndheshëm, inxhinieret kanë arritur që ta zgjidhin atë dhe per drejtuesit e punimeve nuk ka me shqetësime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/sport/vijon-puna-ne-stadiumin-e-ri-loro-borici-vendoset-sinjalistika-dhe-ndricimi/

Category

📺
TV

Recommended