Ora News – Rikonstruktohet kopshti në Sauk, me kënd të ri lojërash për fëmijë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër kopësht në kryeqytet ofron tashmë, jo vetëm kushte më të mira për fëmijët, por edhe një kënd lojërash. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit në Sauk, të cilit i është shtuar edhe një hapësirë me lodra për fëmijët. Ambientet e rikonstruktuara u përuruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur për të rikonstruktuar të gjitha kopshtet brenda këtij viti.
?Është një punë që bëhet me shumë dashuri, e cila u vjen në ndihmë edhe prindërve të cilët duan t?i çojnë fëmijët e tyre në një ambient të sigurt. Veç rikonstruksionit, nga shtatori ky kopësht do të kthehet në një kopësht me drekë. Më vjen mirë që kemi rikuperuar gjysmën e ndërtesës, e cila më parë ishte totalisht jashtë përdorimit. Sot është në dispozicion të fëmijëve?, tha kryebashkiaku Veliaj.
Ai theksoi se është i vendosur që ta mbajë plotësisht premtimin që brenda këtij viti të gjitha kopshtet e Tiranës të jenë me standarde dhe kushte të njëjta, duke ofruar gjithashtu siguri dhe një trajtim dinjitoz për të vegjlit.
?Jemi thuajse në gjysmën e rrugës, ndaj dua të siguroj qytetarët që kur të kthehen në shtator do të gjejnë kopshte, shkolla, e çerdhe totalisht të rikonstruktuara. Sigurisht, do të jenë më cilësorë. Më vjen mirë që, si ky kopsht, po punohet pa pushim, gjatë gjithë verës, edhe në kopshtet e tjera, të cilët po pajisen me kënde lodrash, në mënyrë që fëmijët të kenë një ambient të sigurt, por edhe mundësi të luajnë?, shtoi kreu i bashkisë.
Sipas tij, rritja e cilësisë së shërbimit dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në këto kopshte ka bërë që këtë vit të rritet në mënyrë të ndjeshme kërkesa e prindërve për t?i çuar fëmijët e tyre në institucionet publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruktohet-kopshti-ne-sauk-me-kend-te-ri-lojerash-per-femije/