Report TV - Reforma në Drejtësi, Hysi: Draftin e mbyllim brenda 15 korrikut

  • 8 years ago
Anëtarja e Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi Vasilika Hysi tha se për draftin e reformës do të arrihet afati i vendosur që është 15 korriku ditë kur do të çohet në Parlament, ku në mbledhjen e sotme ëhstë diskutuar projektligji për sistemin gjyqësor.

Sipas saj, projekti kushtetues është depozituar dhe se për draftin final po punohet për përmbushjen e afateve.

?Komisioni i reformës ka shqyrtuar nen për nen projektligjin për gjyqësorin. Ekspertët kanë lënë disa gjëra hapur lidhur kemi kërkuar disa rregullime të statusit ligjor e më pas do kalojë. Besoj se ne do të arrijmë afatin e vendosur që është 15 korriku. Komisioni i posaçëm vepron sipas rregullores, kemi miratuar një kalendar, do respektojmë vendimin e kuvendit dhe se po punojmë për të përmbushur dhe afatet e miratuara në kalendar? tha Vasilika Hysi.