Ora News - Kreditimi i ekonomisë - FMN: Shqipëria me kreditimin më të ulët në rajon

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare është e lidhur direkt me rritjen e kreditimit dhe për këtë duhet të merren masa të menjëhershme.
Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga shefja e FMN-së për Shqipërinë Anita Tuladhar në konferencën e 4 me përfaqësues të bankave te nivelit te dyte dhe institucioneve te tjera te rëndësishme financiare ne vend. Sipas përfaqësues së FMN-së duhet të bëhet kujdes edhe me çështjen e pronave.
Tuladhar: Kreditimi në Shqipëri është më i ulëti në rajon në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Edhe në muajt e parë të këtij viti kreditimi ka qenë i dobët dhe i ngadaltë pasi kjo ka qenë e lidhur me fshirjen e bilanceve. Në këtë situatë ka ndikuar si oferta dhe kërkesa .Për të përmirësuar situatën duhet të trajtohen disa probleme si ekzekutimi i kolateralit apo paaftësia paguese. Duhet ndërhyrje për të zgjidhur çështjen e pronave dhe reformat e gjyqësorit.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-shqiperia-me-kreditimin-me-te-ulet-ne-rajon/