Ora News - Dekriminalizimi i institucioneve, PD lajmëron padi për Ministrinë e Brendshme

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

1 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike lajmëron kallëzim në Prokurori për Ministrinë e Brendshme, pasi siç thotë ajo ka penguar zbatimin e ligjit të dekriminalizmit. Shkak është bërë informacioni me mangësi që ky dikaster i ka dërguar Komisionit Hetimor Parlamentar mbi listën me 130 emra zyrtarësh, të cilët opozita i ka evidentuar me të shkuar problematike. Genc Pollo tha se Ministria e Brendshme ka kthyer përgjigje vetëm për 21 zyrtarë, ndërsa i ripërseritën serish kërkesën për informacion dhe të dhëna.
Partia Demokratike, rreth një muaj me parë publikoi një listë me 130 zyrtarë, të cilët sipas saj kanë të shkuar problematike.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/dekrimina...