Reforma, Rama në zyrën e Metës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas letrës zyrtare te kreut te grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi drejtuar Ilir Metës, kryeministri Rama ka takuar për afro një orë kreun e kuvendit.Burimet thanë se dy aleatet kanë diskutuar për reformën në drejtësi si dhe kërkesën tashmë zyrtare të PS që konferenca e kryetarëve të përfshijë ne kalendar amendamentet kushtetuese si dhe 7 projektligjet qe shoqërojnë paketën. Nuk dihet se cili ka qene qëndrimi i Metes, por më herët kreu i LSI ka kërkuar që reforma te kaloje me konsensusin e opozitës. Një dite parë, Gramoz Ruçi në letrën drejtuar kreut te kuvendit theksonte se kalimi në seancën i amendamenteve kushtetuese dhe i projektligjeve do te mundësonte miratimin e tyre brenda muajit korrik. Ndërsa partia kryesore e mazhorances avancon ne qëndrimet e saj, Partia Demokratike e ka konsideruar ketë qëndrim nje shpallje lufte ndaj opozitës. Por ambasadori Lu ndërkohe ka denoncuar politikane te fuqishëm qe sipas tij, po bëjnë presion kundër miratimit te reformës.