Ora News – Jeton në varfëri, 45-vjeçari kërkon ndihmë për punë që të rimarrë vajzat nga jetimorja

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Babai i dy vajzave binjake në fshatin Malasenj të Cërrikut apelon për ndihmë që të punësohet. Kryefamiljari që ka humbur bashkëshorten në një aksident, kërkon një mundësi punësimi, që të sigurojë të ardhura për të mbajtur dy vajzat binjake 10 vjecare, që i ka dërguar në shtëpinë e fëmijës.
Fatkeqësia dhe kushtet e veshtira ekonomike e ka detyruar 45 vjeçarin Gramoz Omeri nga fshati Malasenj i Cërrikut, të dërgojë dy vajzat e tij binjake, në shtëpinë e fëmijës.
Pas vdekjes së bashkëshortes në një aksident, për kryefamiljarin jeta mori të tatëpjetën, teksa humbi edhe punën, në kushtet e mungesës së të ardhurave ekonomike, dhe një strehe të përshtatshme për të mbajtur dy fëmijë të vegjël, detyrohet të dërgojë dy binjakët në shtëpinë e fëmijës, ndërsa vetë shton përpjekjet për një mundësi punësimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jeton-ne-varferi-kryefamiljari-kerkon-ndihme-per-pune-qe-te-rimarre-vajzat-nga-jetimorja/

Recommended