Report TV - Kokëdhima prish festën e PS në Vlorë, presion për "drejtësinë"

  • 8 years ago
Pas humbi mandatin e deputetit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, Koço Kokëdhima duket se po sulmon edhe Partinë Socialiste. Pasditen e djeshme, në festën e organizuar nga dega vendore e PS në Vlorë, në 25 vjetorin e themelimit të saj, ish deputeti ka shpërthyer në akuza të rënda për PS-në.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë deputetë të PS në qarkun e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, ministrja Mimi Kodheli e ngarkuara e kryesisë për të mbuluar veprimtarinë e PS atje si dhe anëtarë socialistë.

Të gjithë ishin planifikuar të flisnin në festën e organizuar, gjithnjë në funksion të historisë dhe nderimit për kontribuuesit e shumtë, por mbërritja e ish deputetit Kokëdhima në ambientet ku po mblidheshin socialistët, shkaktoi tension të madh, për shkak të insistimit të tij për të marrë fjalën.

Ish-deputeti sulmoi egër Partinë Socialiste, drejtuesit e saj në Tiranë për apatinë e tyre në mbrojtjen e ccështjes së mandatit të tij. Kokëdhima foli për padrejtësinë e Gjykatës dhe vendimin e saj për mbarimin e mandatit të tij, por në mënyrë të pabesueshme i shtyu akuzat drejt PS që sipas tij, me pasivitetin e saj nuk e mbrojti por e ndihmoi Gjykatën të merrte këtë vendim.